FOTO/ “Terroristët do të përballen me drejtësinë”, Kurti shkon në vendin ku ndodhi sulmi në Zubin

0
9

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot vendin ku ka ndodhur incidenti dhe sulmi me eksploziv ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit. Kreu i Qeverisë ka thënë se Policia ka zhvilluar bastisje dhe se ka persona të arrestuar dhe dëshmi e prova materiale.

Kurti ka thënë se të gjithë kriminelët dhe terroristët që e kanë shkaktuar sulmin do të përballen me ligjin e Kosovës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Policia ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike e të pavarur të Kosovës. Ky sulm terrorist e kriminal ka dëmtuar strukturën kritike, ka dëmtuar rëndë edhe prodhimin e energjisë elektrike edhe furnizimin me ujë. Duke ju falënderuar punën vetëmohuese të policëve, të inxhinierëve të ekspertëve, të punëtorëve kemi arritur që, deri diku, ta riparojmë dëmin, ndonëse jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve normale të ujit nëpërmjet kanalit Ibër-Lepenc, i cili bën edhe ftohjen e termoelektranave në Obiliç edhe furnizimin me ujë të qytetarëve të shumë komunave përfshirë edhe një pjesë të Prishtinës”, ka deklaruar Kurti.

 

Shefi i ekzekutivit deklaroi se “shteti është i vendosur për t’i mbrojtur qytetarët e tij dhe infrastrukturën kritike”.

 

(BalkanWeb)