Vuçiç reagon pas ngjarjes në Zubin Potok: Doni të kërkoj falje për diçka që s’e kemi bërë?!

0
6

Një shpërthim ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Vragë të Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenci, me kryeministrin Albin Kurti që akuzoi Serbinë për këtë sulm.

Pas disa orësh, ka ardhur dhe reagimi i presidentit serb, Alexandr Vuçiç, i cili shprehet se Serbia nuk ka dorë në këtë ngjarje.

“Një gjë që ta mësoni nga unë, sidomos ju që jeni në politikë. Asnjëherë, kurrë mos dilni në rrugë, kurrë. Nuk ka lidhje me të sotmen, por me të nesërmen. kurrë. Sa herë që dikush ngacmohet, qëndroni larg dhe mos merrni pjesë në të. Ju nxirrni një përfundim kur të ketë mbaruar. Asnjëherë mos merrni vendime me frikë. Asnjëherë mos merrni vendime nën presion. Si mendoni, pse nuk nxitova sot në orën gjashtë të mëngjesit të them se Serbia nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Ibër – Lepenac. E dini, ne mund ta bënim këtë dhe t’ua kthenim lumin përpjetë, nuk na duhej asnjë terrorizëm”, tha Vuçiç.

“Çfarë duhet të bëj që të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat e botës, t’u kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë, nëse ata do ta interpretojnë si të duan. Pra, gjithmonë merreni ngadalë, në fund, të gjitha gjërat bien në vendin e tyre. Është e rëndësishme vetëm të punoni, të luftoni dhe të besoni në veten tuaj dhe të vendosni shiritin lart. E nesërmja do të më kalojë disi, kjo është e gabuar”, shtoi Vuçiç.