Georgina Rodriguez e lumtur në krahët e Ronaldos: Ndihem me fat

0
843

Është padyshim një ndër personazhet më të komentuar. Georgina Rodriguez, që u bë e famshme pas lidhjes me futbollistin Cristiano Ronaldo ka marrë gjithmonë vëmendjen e mediave me postimet e shumta që bën në rrjete sociale.

Çifti është shumë aktiv, ku përpos fotove me fëmijët, ata ndajnë shpesh momente romantike me njëri-tjetrin. Së fundmi, ka qenë bukuroshja argjentinase e cila ka publikuar disa foto të ëmbla me partnerin e saj.

26-vjeçarja shihet në krah të Cristianos duke e puthur dhe përqafuar, ndërsa krahas fotove shkruan se ndihet me shumë fat që ai është pjesë e jetës së saj. “Sa me fat ndihem”, ka shkruar Georgina.

Përveç se është shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve, Georgina një vëmendje të veçantë i kushton dhe stërvitjes, dhe falë punës së palodhshme ajo ka një fizik perfekt. /abcnews.al/