Një gorrillë femër shihej sot e lumtur në një video virale, duke ngritur në ajër beben e saj para vizitorëve të kopshtit zoologjik në Calgary të Kanadasë.
Pamjet emocionuese tregojnë nënën duke kapur beben e saj nga krahët dhe më pas ta puthë në formë thuajse njerëzore, duke ngrohur zemrat e vizitorëve që dëshmuan momentin.
‘Oh Zot!’ dëgjohet një person që thotë në video. “Ajo i dha një puthje?’
Ndërsa një tjetër dëgjohet që thotë: “Falemnderit që na e tregove!”
Video kishte akumuluar 16,000 pëlqime e qindra komente.
“Më kujton infermieret në spital me bebet e sapolindura”, shkruante një tjetër me shaka.
“Kafshët duhet të jenë të lira! Ato nuk e kanë vendin këtu”, shtonte një tjetër.
Kopshti i Calgary ka gjashtë gorilla të rritur, më i fundit i ardhur në prill, shkruan britanikja Daily Mail.
Top Channel