Gorrilla krenare ngre në ajër beben e sapolindur, e puth, ia tregon vizitorëve në kopshtin kanadez (video-foto)

0
83

Një gorrillë femër shihej sot e lumtur në një video virale, duke ngritur në ajër beben e saj para vizitorëve të kopshtit zoologjik në Calgary të Kanadasë.

Pamjet emocionuese tregojnë nënën duke kapur beben e saj nga krahët dhe më pas ta puthë në formë thuajse njerëzore, duke ngrohur zemrat e vizitorëve që dëshmuan momentin.

‘Oh Zot!’ dëgjohet një person që thotë në video. “Ajo i dha një puthje?’

Ndërsa një tjetër dëgjohet që thotë: “Falemnderit që na e tregove!”

Video kishte akumuluar 16,000 pëlqime e qindra komente.

“Më kujton infermieret në spital me bebet e sapolindura”, shkruante një tjetër me shaka.

“Kafshët duhet të jenë të lira! Ato nuk e kanë vendin këtu”, shtonte një tjetër.

Kopshti i Calgary ka gjashtë gorilla të rritur, më i fundit i ardhur në prill, shkruan britanikja Daily Mail.

Një gorrillë femër shihej duke ngritur në ajër beben e saj para vizitorëve të kopshtit zoologjik në Calgary

Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu