Gruaja fiton lotarinë me numrat që motra pa në ëndërr

0
53

Një grua nga Maryland tha se numrat që i sollën një çmim llotarie prej 25,000 dollarësh erdhën nga një burim i pazakontë: ëndrra e motrës së saj.

Gruaja 68-vjeçare Cockeysville u tha zyrtarëve të Maryland Lottery se ajo shpesh përdor numra nga ëndrrat e saj për të luajtur Pick 3, Pick 4 dhe Pick 5, por kohët e fundit ajo vendosi të përdorte disa numra nga një ëndërr që motra e saj i kishte përshkruar për të blerë një biletë.

68-vjeçarja u shpreh se motra e saj pa një ëndërr ku ajo ishte duke hipur në një autobus me numrin “23815”, kështu që vendosi të blinte një biletë 50 cent për shortin e mesditës me numrat 2-3-8-1-5.  Bileta e saj u ble nga dyqani Food Lion në Cockeysville.

Lojtarja tha se ishte e habitur kur kontrolloi rezultatet në aplikacionin e lotarisë.

“Isha e emocionuar. Nuk pashë asgjë në biletat e mia Pick 3 dhe Pick 4, por kur kontrollova Pick 5 ishte drejtpërsëdrejti. Nuk mund ta besoja,” tha ajo.

Bileta i dha asaj një çmim prej 25,000 dollarësh. Fituesja tha se paratë e saj të çmimit do të shkojnë për të paguar faturat.