Variçet, si mund të parandalohen

0
88

Janë sa të dëmshme për shëndetin tuaj, sa edhe të bezdisshme estetikisht. Në fakt, sipas mjekëve ju duhet të luftoni përditë për të mos patur variçe në këmbët tuaja dhe mund të keni sukses. Si mund të arrihet kjo? Ushqimi i mirë, pak sport në jetën tuaj, sa më shumë lëvizje, jo qëndrim të gjatë në këmbë, jo kryqëzim të këmbëve ulur.

Venat varikoze janë vena të zgjeruara dhe të përdredhura. Çdo venë mund të bëhet varikoze, por, ato që preken më shpesh janë venat e gjymtyrëve të poshtëme.
Kjo, për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë, i cili rrit presionin në venat e këmbëve. Për shumë njerëz, venat varikoze dhe venat merimangë (një lloj i zakonshëm dhe më i lehtë i venave varikoze) janë thjesht një shqetësim kozmetik, por për të tjerë mund të jenë një shqetësim i mirëfilltë me ndjesinë e dhembjes dhe parehatisë.

Veç kësaj, venat varikoze mund të çojnë në shqetësime akoma më serioze. Ato gjithashtu sinjalizojnë një risk të lartë për probleme të qarkullimit të gjakut. Trajtimi konsiston nga kujdesi vetjak, deri tek trajtimi nga mjeku specialist, i cili mund të mbyllë apo heqë venat varikoze.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

May be an image of text

/abcnews.a