Hapet gara për projektin e “Auto Moto Park” që do ngrihet në Elbasan, Rama: 5 studiot më të mira botërore kanë shprehur interes

0
350

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është hapur gara për për projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar, që do ngrihet në qytetin e Elbasanit.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se 5 nga studiot më të mira botërore të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1 kanë shprehur interes për këtë investim shqiptar.

Pista do të jetë 5.3 km ku do të zhvillohen një sërë aktivitetetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobileve.

“Hapet gara për projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar, që do ngrihet në qytetin e Elbasanit. 5 nga studiot më të mira botërore të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1?️, kanë shprehur interes për këtë investim shqiptar, që do të ketë një pistë 5.3 km ku do të zhvillohen një sërë aktivitetetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobileve ??

? Sot ndajmë me kënaqësi disa nga veprat kryesore të portofolit të këtyre studiove prestigjoze, me bindjen se konkursi ndërkombëtar i Janarit 2023 do të nxjerrë fitues një projekt mbresëlënës nga ofertë-propozimet e garuesve të kualifikuar për fazën finale të projektimit të AMP – Auto Moto Park Albania” shkruan Rama në postimin e tij.