Studimi: Ndotja e ajrit shkakton astmë tek fëmijët

0
232

Ekspozimi i tepërt ndaj ndotjes së ajrit ndikon në zhvillimin e problemeve kronike tek fëmijët. Në një studim ku morën pjesë 780.000 danezë të lindur nga 1997 deri në 2014-ën, u zbulua se fëmijët që ishin ekspozuar ndaj niveleve të larta të ndotjes së grimcave të vogla dhe të nitrateve, kishin më shumë të ngjarë të zhvillonin astmë në krahasim me fëmijët që nuk ishin të ekspozuar.

Sipas CNN, studiuesit zbuluan se fëmijët, prindërit e të cilëve vuanin nga astma, kishin më shumë të ngjarë të prekeshin nga kjo sëmundje, ashtu sikurse fëmijët, nënat e të cilëve kishin konsumuar duhan gjatë shtatzanisë, shkruan abcnews.al.

Sipas një studimi të kryer në 2019-ën, ndotja e ajrit besohet se shkurton mesataren e jetëgjatësisë së fëmijëve me 20 muaj. Gjithashtu, ekspozimi afatshkurtër ndaj ndotjes së ajrit korrespondonte me një rritje të vizitave në departamentin e urgjencës psikiatrike të fëmijëve për çrregullimin e sjelljes, mendimet e vetëvrasjeve dhe skizofrenisë.

Shkencëtarët besojnë se kriza e klimës po e vështirëson edhe më shumë mbrojtjen e shëndetit të njeriut, pasi temperaturat e ngrohta e bëjnë ndotjen e ajrit një problem shumë më të madh.  /abcnews.al/