Një arrestim i pazakontë ka ndodhur në Greqi.
Një 31-vjeçar shqiptar në Volos i cili tentoi të hynte në shtëpinë e tij nga dritarja, pasi kishte harruar çelësat e pësoi keq nga fqinjët, të cilët menduan se ishte hajdut, e për rrjedhojë thirrën menjëherë policinë, shkruan media greke.
Me të mbërritur në vendngjarje policia kuptoi situatën dhe nuk e arrestoi shqiptarin.
Përkundrazi, efektivët ndihmuan emigrantin shqiptar të hapte derën e shtëpisë. Por, çuditërisht, sapo policët kanë hyrë brenda banesës së shqiptarit, kanë parë 11 qese me kokainë me peshë totale 10.2 gram, të cilat 31-vjeçari i kishte lënë në tavolinë.
Pas kësaj ai u arrestua menjëherë dhe më pas u lirua me kusht.