Idris Elba, në bisedime për filmin e radhës James Bond, por nuk do të jetë agjenti 007

0
114

Është përmendur disa herë se do të duhet të ishte aktori që të interpretonte spiunin më të famshëm në botë, James Bond, në filmin e radhës, pas largimit të Daniel Craig. Por edhe pse mediat britanike zbulojnë se Idris Elba ësht ënë bisedime me producentët e filmit, atij nuk i është ofruar roli i protagonistit, por antagonistit.

49-vjeçari e ka pranuar edhe vetë më parë se do të thoshte “po” nëse do t’i vinte një propozim për të luajtur agjentin 007. Sipas “The Sun”, producentët e filmit po mendojnë për një personazh negativ krejtësisht të ri për filmin e ardhshëm, pikërisht për shkak se e vlerësojnë aktorin britanik.

Emri i tij u përmend vitin e kaluar si njeriu që duhet të luante James Bond pas largimit të Daniel Craig, pasi kishte ardhur koha që personazhi i famshëm të interpretohej nga një aktor me ngjyrë. Por me sa duket, kjo nuk do të ndodhë.

Për rolin e James Bond në filmin e ardhshëm janë përfolur emra të ndryshëm, si Tom Hardy, Rege-Jean Page apo Henry Cavill, ndërsa i fundit që i është shtuar listës është edhe Dwayne Johnson. 49-vjeçari zbuloi për revistën “Esquire” se do të pëlqente shumë të bëhej pjesë e filmit, për të vijuar traditën familjare.

Gjyshi i “The Rock”, Peter Maivia, i cili ishte një mundës profesionist nga Samoa, ka luajtur një rol të vogël në filmin e vitit 1967 “You Only Live Twice”, kur Bond interpretohej nga Sean Connery, me skenar të shkrimtarit të famshëm Roald Dahl. “Gjyshi im ka luajtur antagonistin dhe do të më pëlqente që të ndiqja gjurmët e tij, por nuk dua të jem personazhi negativ. Dua të jem James Bond”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu