Instituti i Gjeoshkencës paralajmëron përmbytje për ditën e nesërme, qytetet e rrezikuara

0
219

Instituti i Gjeoshkencës ka bërë me dije se ditën e nesërme pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit.

Përmes një njoftimi zyrtar, IGJ shprehet se në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave dhe se në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ndër të tjera, njoftohet se temperaturat do të variojnë nga 20°C deri në 26°C në zonat bregdetare, 20°C në 28 °C në vendet e ulëta si dhe 16°C deri në 25°C në vendet malore.

“PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Gjatë ditës së nesërme (e martë, dt.29) pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 26 °C

në vendet e ulëta: 20 / 28 °C

në vendet malore: 16 / 25 °C”, njofton Instituti i Gjeoshkencës.