Jorgji është i padëshiruar te Skëndërbeu, Takaj: Kur do ndalosh? Ne nuk kemi harruar

0
104

Enea Jorgji është kthyer në arbitrin e padëshiruar te skuadra e Skëndërbeut. Ditën e djeshme që korçarët luanin kundër Teutës në kampionat e vlefshme për javën e nëntë të saj, gjyqtari kryesor i sfidës ishte Enea Jorgji, i cili është bërë protagonist në dy raste.

Dy penallti gjatë një aksioni të vetëm që e nuk u dhanë asnjëra  në favor të ‘ujqërve të dëborës’ edhe pse u riparë rastet nga sistemi VAR. Enea Jorgji vendosi të vazhdonte lojën duke e konsideruar si pozicion jashtë loje.

Te korçarët nuk mund të harrohen lehtë bëmat e kryesorit Jorgji, që në këtë sfidë iu ka kujtuar ndeshjen direkt të titullit e luajtur në stadiumin ‘Zeqir Ymeri” kundër Kukësit në vitin 2017, ku verilindorët e fituan ndeshjen 2-0, teksa u shpallën kampion për herë të parë.

Presidenti i klubit të Skëndërbeut, Ardian Takaj, ka bërë një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ku ka publikuar pamjet e ndeshjes me Kukësin që Enea iu mohoi një penallti korçarëve dhe ku Salihi u ndëshkua me karton të kuq.

“O Enea Jorgji kur do ndalosh? Ne nuk kemi harruar”, ka shkruar Takaj.