Buxheti 2022/ Ibrahimaj: Nxisim punësimin, 7 programe për hapje biznesesh

0
137

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, po prezantojnë paketën fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël.

Në fjalën e saj ministrja Ibrahimaj ka theksuar se buxheti 2022 do të mbështes kryesisht industrinë kreative, sipërmarrjen e re dhe “start-up”. Në fjalën e saj, ministrja tha se ka ka një fond prej 250 mln lekë fond për start up-ve.

Ibrahimaj ka thënë se me politikat e ndjekura qeveria ka nxitur biznesin e vogël. Më tej ministrja ka theksuar se në fokus do të jetë edhe rritja e produktivitetit të bizneseve dhe menaxhimin e tyre.

“Do mbështesim biznesin dhe rritjen e produktiviteti dhe nëpërmjet programit në bashkëpunim me qeverinë Gjermane kemi pasur sukses në rritjen e kompetencave. Pa rritje dhe konceptet e menaxhimi nuk mund të zhvillohet.” tha Ibrahimaj.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë më tej ka njoftuar se buxheti 2022 parashikon që të zhvillojë 7 programe për nxitjen e punësimit. Nga këto programe pritet të përfitojnë 5 mijë individë.

“Kemi programe për nxitjen e punësimit. 7 programe të nxiten 5 mijë individë që të zhvillojnë aftësim me idenë për të hapur biznese të tyre. AIDA të hapet një sektor i veçantë me trajnimin e bizneseve dhe programet e suksesshëm. Me BE do kemi fond për garancinë rinore. Që çdo i ri do mbështetet me arsim, praktikë profesionale. Do krijojmë website që informacioni të mos mungojë.” tha ministrja. /abcnews.al/