Dy të huaj, një 42-vjeçar dhe një 22-vjeçar u arrestuan më 21 shtator nga Departamenti i Krimeve Pronësore në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës, për grabitje të bankave dhe degëve të lojërave të fatit.

Sipas medias greke, 42-vjeçari me origjinë shqiptare mësohet se është autori i 11 grabitjeve në banka dhe degë lojërash fati në zona të ndryshme të Atikës.

I arrestuari ka hyrë me kapele dhe maskë në ambientet e mësipërme dhe i ka grabitur nën kërcënimin e armës

Deri më tani është konstatuar pjesëmarrja e 22-vjeçarit, me origjinë bullgare, në një grabitje banke, ndërsa po hetohet edhe përfshirja e tij në të tjera.

Pritet që pas përfundimit të hetimeve të tjera detaje të dalin nga veprat që ka kryer shqiptari dhe bullgari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu