Euro 2028, Anglia nuk ka stadiume të mjaftueshme për organizimin e kompeticionit

0
50

Nëse Britania e Madhe dhe Irlanda fitojnë të drejtën e organizimit të Euro 2028 ku janë në një garë të fortë me Turqinë, do ta kenë shumë të vështirë në aspektin infrastukturor.

“The Times” zbulon se të përdorshëm për një eveniment të tillë janë vetëm 6 stadiume pasi “Anfield”, “Emirates”, “Stamford Bridge“ dhe “Elland Road“ nuk i plotësojnë kushtet. Sipas studimit, pjesa më e madhe e tyre ngelen në klasë te provimi i përmasave të fushës, ndërsa në listë mund të futet surpriza e madhe, stadiumi i MK Dons, skuadër e kategorisë së tretë në Angli

Me kapacitet rreth 30 mijë vende, “MK Stadium“ është një ndërtim modern i inaguruar në vitin 2007 dhe shumë komod për ndeshje të këtij niveli. Problemet më të mëdha i kanë “Anfield Road“ i Liverpool dhe “Stamford Bridge“ për shkak të përmasave të vogla të fushave respektive ndërsa “Wembley“, “Villa Park“, “London Stadium“,“St. James’ Park“, “Etihad“, “Old Trafford“ dhe “Tottenham Hotspur Stadium“ janë future në listën e kandidaturave.