Karma është ku*vë, por sonte OMERTA-ja ra mes meje dhe jush!

0
108

Nga Erion Murataj

Dolët si kaubojs përballë shqiptarëve sonte ti Lilo dhe ti nona Mona me qëllim për të vrarë njëri- tjetrin por pa kërkuar falje për karrierat e vrara të dhjetra e qindra të rinjve.
Të kisha paralajmëruar Ilir Meta mos përmëndje më Elbasanin por të dy për hallin tuaj e pëmendët duke folur për banda.
Koha pra është që shqiptarët të fillojnë të mësojnë disa të vërteta .
Po e nis me ty Ilir që kurbanët që ke bërë në Elbasan nuk janë vetëm politike .
Ti e di mire pse, si dhe kur!
Pjerin Xhuvanin nona Mona e ka kërcënuar me jetë tek lokali i të ndjerit Ed Kapedanit! Pas një historie roze politike kur ky i fundit i mbronte shpinen dhe me të cilin bënte plane kundër Edmond Haxhinastos mes viteve 2013-2017.
Koha kur rrotat e kackavallit të zgjedhur proshutave dhe spumanteve vinin me kuintal tek shtepia juaj me bllok .
E nuk ka sesi të të kujtoj se asokohe me miratimin tend Mona nona bënte pazar me Taulant Ballën për të shtyrë hasmëritë politike të Elbasanit .
Të dy ju bashkë në 2021 e shitet Elbasanin për të djegur Haxhinaston e për të mbajtur duart larg nga ajo që do ndodhet më 21 prill ku me dy dashnorët politik të Monikës të kapur në përgjime realizuat drejtpërdrejtë apo indirekt kërcënimin që Mona i bëri të ndjerit Xhuvani.
Ti Ilir dogje jo pak karriera e ëndrra duke premtuar e zbythur paralelisht përballë Monës.
Nga vizitat në Palasë tek ish Ministri jot në kohën e Nanos deri tek kollaret politike që i shisje si deshtime politike për shkak të peco Vasilit në nona Monës .
Pranove të varrosje politikisht Haxhinaston pasi e kishe goditur te Xhika i ARRSH që le ta marrin vesh shqiptarët se e çoji pas hekurave Nona Mona pasi e përbalti me ca pune që ti i di mire me objektiv final Edmond Haxhinaston.
Ti Ilir ke shitur gjithmonë por sonte bashkë me bashkëshortin e ngrire siç ajo vetë tha kalove vijën e kuqe dhe omerta-ja ra .
Nuk do mjaftojnë më hallet me Dumanin. Elbasanin të cilin ti me Saliun që në kohën kur ti ishe në PS e fute në hasmeri do të kthejë reston mbrapsht ditë pas dite nga pak.
Nxito pra ti dhe Monika, o vazhdoni të vrisni ose shijoni vetëvrasjen politike që bashkëgatuar.