Këto janë të rejat rreth të ardhmes së Mbappes

0
77

Se ku do të luajë Kylian Mbappe edicionin e ardhshëm mbetet ende një mister.

Sulmuesit francez i skadon kontrata në verën e këtij viti dhe ka dy opsione përballë vetes: të rinovojë me PSG-në ose të transferohet te Real Madridi, transmeton Gazeta Express.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Real Madridi tani është optimist se një marrëveshje për transferimin e tij do të arrihet.

Mbappe është ende duke e shqyrtuar, por kontaktet e reja gjatë kësaj jave ishin mjaft pozitive për “Los Blancos”.

Në anën tjetër, Paris Saint-Germain po ashtu i ka bërë një ofertë faraonike francezit, e cila ende është aty.