Kina kërcënon fuqitë e huaja kundër përpjekjes për ndikim: Do ta pësojnë me kokë

0
135

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, paralajmëroi fuqitë e huaja se “do ta pësojnë me kokë” nëse do të prëpiqen të provokojnë ose të ndikojnë në vendin e tij.

Fjalimi sfidues televiziv u mbajt nga Sheshi Tiananmen, me rastin e njëqindvjetorit të Partisë Komuniste të Kinës.

“Populli kinez nuk do të lejojë absolutisht asnjë forcë të huaj të na ngacmojë, shtypë ose skllavërojë dhe kushdo që përpiqet ta bëjë këtë do të përballet me gjakderdhje përpara Murit të Madh të hekurt të 1.4 miliardë njerëzve kinezë”, tha presidenti kinez i cili vlerësoi  arritjet e partisë duke theksuar rolin e saj në sjelljen e përparimit ekonomik dhe statusit global të Kinës

Gjatë fjalimit të tij presidenti kinez iu drejtua edhe SHBA, pavarësisht se nuk përmendi shtetet me emra konkretë.

Marrëdhëniet mes SHBA e Kinës janë përkeqësuar kohët e fundit për shkak të tregtisë, spiunazhit dhe pandemisë.

Ndërkohë që Kina po përballet dhe me akuza për abuzim me të derjtat e njeriut dhe për shkak të miratimit të një ligji të sigurisë për Hong Kongu,

Edhe çështja e Tajvanit është një burim I madh  tensioni.

“Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë, vullnetin dhe aftësinë e popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin e tij kombëtar dhe integritetin territorial,” tha ai raportojnë mediat ndërkombëtare.