“Kishte radhë te kasa”, 22 vjeçarja që la foshnjën në makinë për Pazar, dënohet me burg në Greqi

0
5140

22 vjeçarja shqiptare e cila la foshnjën e saj vetëm 4 muajshe në makinë dhe u largua për të bërë Pazar me shoqen e saj është dënuar me 6 muaj burg me pezullim.

E reja është shpallur fajtore për rrezikimin e të miturit, gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe shoqja e saj e cila është lënë e lirë.

Nëna shqiptare ka kërkuar falje, duke thënë se ishte një gabim.

 “E mora me vete sepse nuk kisha ku ta lija. E lashë sepse ushqeja me gji gjatë gjithë rrugës. Fëmija ishte i lodhur. Kur arritëm atje e zuri gjumi. Shkova për të marrë disa gjëra dhe do të kthehem. Në arkë kishte shumë njerëz, prandaj u vonova”, ka thënë shqiptarja.

Sipas shkresave të rastit, ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, në lindje të Selanikut, ndërsa foshnja ka mbetur vetëm në automjet për të paktën 40 minuta.

“Ajo ishte në sediljen e fëmijës, makina ishte e mbyllur dhe dritarja ishte gjysmë e hapur. Foshnja u zgjua dhe po qante”, tha një dëshmitare okulare, që njoftoi dhe policinë./abcnews.al