KLGJ merr vendimin, i ul pagën me 20% gjyqtares së Elbasanit

0
212

Kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani u ka reduktuar pagën me 40% dy gjyqtarëve, me akuzën se kanë shkelur rregullat etike dhe disiplinore. Bëhet fjalë për gjyqtarën në Gjykatën e Elbasanit, Pajtime Fetahu dhe Hektor Sinani, gjyqtar në Gjykatën e Vlorës.Pas hetimeve për Sinanin dhe Fetahun ka nisur prej disa kohësh dhe pretendohet se kanë zvarritur zbardhjen e vendimeve dhe kanë shkelur etikën duke komunikuar me palët.Më 16 shtator, pritet të thirren në gjykim dy gjyqtarët për të dhënë shpjegime ndaj Inspektoriatit. Ndërkohë që procesi vijon edhe për 18 magjistratë të tjerë që akuzohen për shkelje të tjera të ndryshme.