Drejtori i Policisë te “Siguria”: Rriten veprat penale nga organizatat kriminale

0
102

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka raportuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare shifrat e kriminalitetit të vitit 2021, nga 1 janari deri më 31 tetor.

Nano tek “Siguria” raportoi se këtë vit ka pasur rritje të veprave penale me rreth 5.5%.

Nga ana tjetër, sipas Nanos, është rritur zbardhjet e ngjarjeve kriminale. Fenomen shqetësues sipas Nanos është dhuna në familje.

“Në përgjigje të anëtarëve të këtij komisioni më lejoni tju informoj për veprimtarinë parandaluese të policisë, në qendër të vëmendjes ka qene prioritare siguria kombëtare dhe strategji të tjera për ruajtjen e rendit. Intensifikimi i punës në të gjithë sektorët, partnerët ndërkombëtarë dhe organizata kundër krimit. Në fushën e menaxhimit të kufirit janë bërë arritje të shumta, është forcuar bashkëpunimi operacional. Këto rezultate dhe ky progres është vlerësuar dhe nga ndërkombëtarët, goditja krimit që në embrion, përmirësimi i qarkullimit dhe sistemit rrugor, përmirësimi i sjelljeve në rrugë dhe të gjitha normave të transportit publik. Lehtësimi i procedurave dhe parandalimi i korrupsionit, muaji tetor ka pasur në qendër të analizave përveçse është bërë bilanci i punës, ruajtja e rendit dhe sigurisë. Si rezultat i masave, është krejtësisht i mundur operacioni parandalus. 31 tetor 2021, 27 733 vepra penale 24 mijë, ose 88% e tyre. Ka rritje të krimit organizuar dhe korrupsionit, po ashtu në fushën e narkotikëve dhe krimit ekonomik. Ka pasur rritje dhe të veprave penale të dhunës në familje. Krime kundër personit 9%, dhuna në familje 4% etj. 2 160 vepra penale janë zbuluar për krime ndaj personit. Pastrimi parave 400 vepra janë zbuluar, kemi 8.5% vepra penale më shumë. Akte terroriste kemi 1.5% vepra penale më shumë. 94.2% e krimeve janë zbardhur por kemi 5.5% vepra penale më shumë. Ngjarja makabër në Fier e Mateo Vasiut, autori ishte me precedente dhe nuk ka pasur asnjë kallëzim ndaj tij pas dënimit të parë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të krimit” tha Nano.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mes të tjerash ka theksuar se shifra shqetësuese lidhen me krimin e grupeve të organizuara ku sipas tij këtë vit ka pasur një rritje më të madhe. Ndërkoë sipas Nanos një pjesë tjetër e kriminalitetit në rritje është ajo brenda familjes që kryesisht lidhet me dhunën.

“Deri më 31 tetor 27 mijë vepra penale, 24 mijë të zbuluara. Ka 1500 vepra penale më shumë. Rënie të veprave penale kundër personit dhe kundër pronës. Rritje të goditjes së korrupsionit dhe pastrimit të parave. Rritje te veprave penale në dhunës në familje dhe qarkullimit rrugor. Kemi asgjësuar 164 mijë e 765 bimë narkotike kanabis. Vepra kriminale të kryera nga grup i strukturuar apo organizata kriminale kanë 39, 18 janë zbuluar, kemi 23 më shumë vepra në krahasim me vitin e shkuar. Janë sekuestruar asete me vlerë 31 milion euro, në 41 raste. 11 raste me ligjin antimafia 14 milion euro, vitin e shkuar 7 raste. 368 hetime pasurore nga 107 vitin e shkuar. Nga grupet kriminale, 40 janë goditur. Operacioni 419 në total, 78 me partnerët ndërkombëtarë. 3123 persona në kërkim, 1646 janë kapur nga policia. Shqetësues është shifra se 1337 vepra penale janë në dhunën në familje! Urdhër mbrojtje 2754 rase, 370 më shumë nga viti i shkuar. Nga vrasjet 16 janë dhunë në familje. 893 të mitur nga vepra të ndryshme penale, sidomos nga aksidente, dhuna në familje, krimet seksual 67 të mitur, 1600 të mitur të përfshirë në aktivitete kriminale! Vrasjet, 56 vrasje, vitin e shkuar 44 dhe 52 vrasje Vrasjet pa autorë, ngritja e grupeve të përbashkëta të punës në policinë e shtetit dhe policitë vendore, analizimi i informacioneve, administrimin e provave, bashkëpunim me SHISH e Prokurorinë. 30% e vrasjeve të ndodhura, dhunë në familje. 70% pjesa tjetër. Përmirësim të kuadrit ligjor për fenomenin e dhunës në familje dhe krimit në familje.” tha Gledis Nano. /abcnews.al/