Kompania e “Rozafa” me veprimtari në sektorin e peshkimit dhe përpunimit të produkteve të detit, u kthen përgjigje pretendimeve të një grupi banorësh në Labinot Fushë për fabrikën në Elbasan. Kompania Rozafa thotë se përkundër akuzave, fabrika në Elbasan nuk merr as ujin e banorëve dhe as nuk krijon ndotje pasi mbetjet që gjenerohen nuk janë të dëmshme. Ndërsa për akuzat për ndërtimin e një rruge, ata sqarojnë se ai është investim i Bashkisë. Një grup banorësh të njësisë Labinot Fushë janë ngritur të protesta kundër kompanisë “Rofaza”, me pretendimet se dëmton ambientin dhe u cënon pronat. Por drejtuesit fabrikës thonë se pretendimet nuk qëndrojnë. Ata thonë se fabrika ka puset e saj, të cilat sigurojnë furnizimin me ujë për të gjitha repartet e punës. Lisena Metoshi: Pusi i parë është këtu, kemi të gjithë ujin që na nevojitet gjatë gjithë ditës. Nuk na duhet absolutisht ujë nga banorët. Ndërsa përsa i përket pretendimeve për ndotje nga pastrimi i karkalecit, administratorja sqaron se përpunimi i produktit bëhet në mënyrë organike dhe natyrale dhe asnjë mbetje nuk është e dëmshme. Lisena Metoshi: Nuk hedhim asgjë, kemi kontratë me fabrikën që merr mbetjet e rrezikshme si kartonat, qeset. Kemi dhe faturat e shitjes që ne u bëjmë klientëve. Sqarojnë se mbetjet e karkalecit përpunohen po në ambientet e brendshme të fabrikës me makineri moderne të cilat e kthejnë atë në pluhur ushqimor që përdoret kryesisht për eksport. Pika tjetër e protestës së banorëve ishte edhe ndërtimi i një rruge. Administratorja e “Rozafës” shpjegon se ajo është një investim i bashkise së Elbasanit dhe “Rozafa” nuk ka lidhje me të. Lisena Metoshi: Është plan i bashkisë dhe nuk ka lidhje asgjë me ne. Drejtuesit e fabrikës së përpuninimit të peshkut garantojnë se ata punojnë komfort rregullave të vendosura nga BE dhe shteti shqiptar, dëshmi e të cilave janë certifikatat e produktit të markës “Rozafa”. Ndërsa biznesmeni, Gjergj Luca, drejtues i kompanisë “Rozafa”, i cilëson protestat të motivuara politikisht për të dëmtuar imazhin e bizneseve që, siç thotë ai, ndihmojnë e punësojnë qindra njerëz në të gjithë vendin.

0
241

Është e vështirë të gjesh partnerë të cilët kanë humor por njëkohësisht kur duhet mbajnë seriozitetin në një lidhje. Me këto 3 shenja horoskopi do të kaloni gjithnjë shumë mirë dhe lidhja juaj do te zgjasë përgjithmonë:

Shigjetari

Optimist dhe i lezetshëm edhe në situatat më serioze e më të vështira.

Binjakët

Nuk njeh siklet. Nuk vihet në vështirësi as nga pikat e dobëta, madje bën shaka e autoironi me to.

Dashi

Do lumturinë, humorin dhe nuk qëndron dot gjatë pranë njerëzve që preken shpejt e nuk i tolerojnë shakatë.

Syri