Bëhet fjalë për një 21-vjeçar i quajtur Daniel Abed Khalif i akuzuar për terrorizëm. Ai ka shërbyer si ushtar më përpara dhe në kohën e shërbimit të tij vendosi një mjet shpërthyes fals në një bazë ushtarake në Britani.
Gjyqi ndaj tij ishte planifikuar të fillonte më 13 nëntor. 21-vjeçari u arratis duke hipur në fund të një kamioni ushqimesh që po transportonte dërgesën e tij në kuzhinën e burgut ku ishte Daniel Abed Khalif.
Autoritetet britanike janë në kërkim të tij, ndërsa agjencia kundër terrorizmit ka alarmuar të gjitha autoritetet e sigurisë dhe të kufirit.