Kontrolle dhe vonesa në aeroportet britanike, 21-vjeçari i dyshuar për terrorizëm arratiset nga burgu

0
96
Të mërkurën e sotme ka patur vonesa të fluturimeve në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar. Shkak janë bërë kontrollet shtesë të sigurisë në Londër dhe qytete të tjera, ndërsa autoritetet po kërkojnë një të arratisur nga burgu Wandsworth.

Bëhet fjalë për një 21-vjeçar i quajtur Daniel Abed Khalif i akuzuar për terrorizëm. Ai ka shërbyer si ushtar më përpara dhe në kohën e shërbimit të tij vendosi një mjet shpërthyes fals në një bazë ushtarake në Britani.

Gjyqi ndaj tij ishte planifikuar të fillonte më 13 nëntor. 21-vjeçari  u arratis duke hipur në fund të një kamioni ushqimesh që po transportonte dërgesën e tij në kuzhinën e burgut ku ishte Daniel Abed Khalif.

Autoritetet britanike janë në kërkim të tij, ndërsa agjencia kundër terrorizmit ka alarmuar të gjitha autoritetet e sigurisë dhe të kufirit.