Mbiprodhimi i vajit të ullirit që shqetësoi fermerët duket se ka gjetur një zgjidhje me rritjen e eksportimin jashtë vendit, teksa konsumatori vendas ka preferuar prodhimin shqiptar, duke ulur ndjeshëm kërkesën e tregut tonë për markat e huaja.

Në 8 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave, zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave importet e vajit të ullirit ranë ndjeshëm si në sasi dhe në vlerë.

Për periudhën janar-gusht 2023, importuam 22,5 ton vaj ulliri me vlerë 18 milionë lekë ose thënë ndryshe një rënie 8 herë në sasi dhe afro 6 herë në vlerë gjatë kësaj periudhe, krahasuar me një vit më parë.

Orientimi i konsumatorëve në tregun vendas por dhe nxitja e prodhuesve për eksportimin e stokut sipas Kryetarit të Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj solli edhe këtë situatë pozitive për fermerët shqiptarë pas një viti krize.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu