Koronavirusi shpërthen në Serinë A, rrezikon të pezullohet supersfida Juventus-Napoli

0
186

Koronavirusi ka shpërthyer keq në Serinë A, aty ku ditën e djeshme Xhenoa konfirmoi 12 raste të reja, duke e çuar në 14 numrin total të të prekurve, pasi më parë kishin rezultuar pozitivë edhe mesfushoir Shone dhe portieri Perin.

Ndeshja e fundit që luajti Xhenoa ishte ajo ndaj Napolit, me këta të fundit që triumfuan 6-0.

Megjithatë një ankth i madh ka kapluar edhe napolitanët, të cilët janë të frikësuar nëse e kanë transmetuar virusin nga kundërshtari.

Lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve dhe në rast se konfirmohen raste të tjera pozitive, atëherë rrezikon të luhet supersfida e së dielës mes Juventusit dhe Napolit, për t’u shtyrë për një datë tjetër më vonë.

PANORAMASPORT.AL