U përjashtuan nga FSHF-ja, klubi gjen donator italian dhe përgatitet për sezonin e ri

0
220

Shkumbini ka bërë ndryshime rrënjësore, duke ndërtuar një ekip me lojtarë cilësorë dhe me objektiv rikthimin në të Parën. Pas përjashtimit, drejtuesit e klubit peqinas ishin të detyruar të rinisnin thuajse gjithçka nga e para. Sigurimi i anës financiare ka bërë që të afrohen futbollistë cilësorë, si Broshka, Ukaj, Ferhati, Mici, Bërdufi, Lamçja, pa harruar kapitenin Ramazani, Sulkjen dhe portieri Ajazi.

Klubi ka gjetur mbështetjen e një donatori italian dhe kjo ka bërë që të operojë i qetë në merkato. Ka ndryshuar edhe stafi teknik, teksa trajner është emëruar Lorenc Pashja dhe ndihmësi i tij Arvist Gjata. Peqinasit bënë fazën përgatitore në Pogradec, ndërkohë që kanë luajtur dy miqësore, ndaj Pogradecit 3-3 dhe Elbasanit 3-0, kurse sot do përballen me Lushnjën. Shkumbini ka krijuar tashmë edhe ekipet e moshave.

FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL