Kosi me fekale në markete, AKU fsheh sasinë e hedhur në treg dhe emrin e kompanisë

0
125

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit më shumë se sa konsumatorin, duket se ruan anonimitetin e kompanisë e cila u kap me mbingarkesë mikrobike.

Pas publikimit në Ora News të skandalit se ‘Kos me fekale’ po shitet ne supermarkete dhe dyqane pothuajse në çdo qytet te vendit, AKU ka konfirmuar në faqen zyrtare se është urdhëruar të tërhiqen nga tregu produktet e rezultuara të kontaminuara me enterobakter.

Por pavarësisht njoftimit, ky institucion nuk tregon se për kë kompani bëhet fjalë, por ka bërë publike vetëm inicialin “Gj” të subjektit.

Gjithashtu njoftimi është i cunguar edhe sa i përket sasisë së prodhuar me këtë problem, sasisë së hedhur në treg dhe sa është shitur.

“Subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive. Është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim”, thuhet në njoftimin e AKU.

Ndërkohë në disa markete ku tregëtohet qumështi dhe nënproduktet e kësaj kompanie është kërkuar për konsumatorët që produketet që kanë datën e skadencës 14, 15 dhe 16 shkurt 2022 t’i kthejnë në market për të bërë zëvendësimin e tyre.

Në fakt një njoftim i standardeve të BE është dhënë vetëm pak muaj më parë nga autoritetet evropiane, ku u konstatua lëndë e pa lejuar në çokollata dhe akullore. Në atë kohë u bë e ditur sasia, marka, momenti i prodhimit dhe element të tjerë që i shërbenin konsumatorit për të marrë masa mbrojtje.

 

Kosi me fekale në markete, AKU fsheh sasinë e hedhur në treg dhe