Sherr me thika e dërrasa në Bulqizë, pranga të rinjve

0
263

Dy të rinj në Bulqizë përfunduan në pranga pas një sherri mes tyre.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së djeshme në vendin e quajtur “Pishat”.

Pas një debati për motive të dobëta, shtetasi A. M. ka goditur me thikë shtetasin F. Xh., ndërsa ky i fundit e ka goditur shtetasin A. M., me një dërrasë, duke  shaktuar dëmtime të lehta.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. XH., 25 vjeç dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/