Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t’i luftuar

0
101

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Kreu i SPAK Arben Kraja i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ai tha se ka korrupsion në të gjitha strukturat në të gjitha fushat dhe se duhet një punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet një koordinim i gjithanshëm.

Kraja: Ne kemi kërkuar të forcohet siguria e strukturës SPAK për të dhënë produkte sa më pozitive. Me rëndësi është vullneti i mirë për t’u bërë. Çështjet janë shumë komplekse, kuptohet që ka disa prioritete që t’i vendos vetë ligji. Secili prokuror i vendos vetes prioritete në raport me dosjen që ka.

Nga perceptimi ynë padiskutim që ka, ka korrupsion në të gjitha strukturat në të gjitha fushat. Duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet një koordinim i gjithanshëm. Ne si prokurori kemi pasur prioritet pjesën e korrupsionit, hetime të zyrtarëve të nivelit të lartë.