Krijesa qen-dhelpër habit veterinerët, shpallet e para e llojit të saj në botë

0
106

Në vitin 2021, një kafshë e gjinisë femër, u godit nga një makinë në shkretëtirën braziliane dhe u dërgua në një spital veterinar për trajtim.

Stafi i spitalit nuk ishte në gjendje të përcaktonte nëse kafsha ishte qen apo dhelpër, pasi kishte karakteristika fizike të të dy specieve.

Testimi gjenetik zbuloi se kafsha kishte 76 kromozome, një kombinim i 74 kromozomeve të një dhelpre dhe 78 kromozomeve të një qeni. Kjo konfirmoi se kafsha ishte një hibrid. Një studim i publikuar së fundmi zbuloi se nëna e kafshës ishte një dhelpër pampas dhe babai i saj një qen shtëpiak i një race të panjohur. Ekspertët besojnë se është rasti i parë i regjistruar i një pasardhësi nga mbarështimi i një dhelpre dhe qeni.

Kafsha dukej si një qen me madhësi mesatare, me veshë të mëdhenj me majë, një feçkë të gjatë dhe një hundë të zezë. Kishte gjithashtu sy kafe dhe qimet të zeza në kafe, me njolla të bardha dhe gri.

Kujdestarët në spitalin veterinar e quajtën kafshën “graxorra”, një kombinim i fjalëve portugeze “graxaim-do-campo”, emri i zakonshëm për dhelprën pampas dhe “cachorra”, që do të thotë “qen femër”.

Ajo gjithashtu kishte një shtresë të trashë dhe të errët të ngjashme me një dhelpër dhe ishte e ftohtë me njerëzit në fillim, por në fund u bë e afrueshme me ta. Madje luante me lodra si një qen shtëpiak.

“Ajo ishte një kafshë e mahnitshme, me të vërtetë një hibrid midis një dhelpre pampas dhe një qeni”, tha për The Telegraph Flávia Ferrari, një konservatore që punoi me kafshën gjatë shërimit të saj.

Fatkeqësisht kafsha unike ngordhi këtë vit për shkaqe të panjohura, por studiuesit besojnë se mund të ketë më shumë krijesa hibrid në natyrë.

Janë parë krijesa hibride që vijnë nga çiftëzimi i qenve shtëpiakë dhe specieve të tjera të egra si kojotë, ujqër, dingo dhe çakej. Ky fenomen është përshpejtuar për shkak të aktivitetit njerëzor duke i shtyrë këto specie të egra në kontakt më të ngushtë me njerëzit dhe qentë, duke rritur kështu shanset e çiftëzimit të këtyre specieve.

 

Top Channel