Qeveria do t’i kompensojë me një skemë të re financiare dhe do të marrë në rivlerësim dosjet e patrajtuara të ish-pronarëve.
“Çdo ish-pronar që ka një kërkesë në ATP ose do të bëjë kërkesa për njohjen e të drejtës së pronës, dhe prona është e lirë i kthehet fizikisht siç e ka pasur në momenti kur I është konfiskuar nga shteti. Prona e lirë e ish-pronarëve kthehet pa kufizim. Ndërsa për ata pronarë ku zona është zënë me ndërtime informale apo do të përdoren për interes publik do të ketë një kompensim financiar sipas formulës së miratuar nga gjykata europiane dhe ajo kushtetuese”, tha Manja.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se sipas vlerësimeve të bëra nga qeveria për 20 mijë vendime ka një faturë financiare prej 101 miliardë lekësh. Rreth 7 mijë ish-pronarë dosjet e të cilëve kanë mbetur të patrajtuara, Manja i inkurajoi që të dorëzojnë nga e para dokumentet për njohjen e pronës
“Në 2013 kur erdhëm në qeverisje gjetëm rreth 26 mijë e 600 vendime që ishin shuar nga komisionet e kthimit të pronave dhe sot që flasim për 20 mijë vendime kemi bërë edhe vlerësimin financiar në një vlerë prej 101 miliardë lekë dhe 974 nga këto vendime janë likujduar, pjesa tjetër e këtyre vendimeve tashmë me krijimin e shtrati ligjor do fillojmë me procesin e kompensimit, ndërsa një pjesë e dosjeve që janë të patrajtuara, rreth 7 mijë ish-pronarë ti ridepozitojnë në ATP për të filluar procesin e njohjes së pronës”, tha Manja.
Në ligj parashikohen kompensime jo më pak se 10% e vlerës së pronës, ndërsa do të fillojë ritrajtimi I dosjeve për ish-pronarët me afat ligjor 31 dhjetorin e 2024-ës.
Top Channel