Kush është ish-kryeinspektori që u vu në pranga në Elbasan

0
3079

Mario Qosja, është ish-kryeinspektori që është vënë në pranga gjatë ditës së djeshme në Elbasan, nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Ish-kryeinspektori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan  është arrestuar së bashku me një person tjetër, i cili ishte duke ndërtuar pa leje një objekt prej 1200 metër katror në zonën e llixhave, Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ndërtimeve pa leje, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Arrestohet në flagrancë, për shpërdorim detyre, ish-kryeinspektori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe 1 shtetas që ndërtonte pa leje një objekt prej 1200 metër katror në zonën e llixhave, Elbasan.

Procedohet penalisht dhe një inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ish-kryeinspektor i Isnpektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe N. K., 50 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndërtonte pa leje.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë inspektor në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes të Territorit, bashkia Elbasan.

Nga hetimet e kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik–Financiar në DVP Elbasan, në lidhje me një ndërtim pa leje në sipërfaqe të madhe ndërtimore në zonën e llixhave, Njësia Administrative Tregan, Elbasan, është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e institucioneve shtetërore, kryesisht të Inspektorateve të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.