Kuvendi i “Foltores”, Berisha pritet me ovacione në Kuvend, Paloka: Mblidhemi per te rithemeluar PD

0
108

Paloka uroi punimet e Kuvendit duke uruar themelimin e PD-së në ditën e rithemelimit të PD-së.

“Nuk mund të pranojmë shkatërrimin e PD-së vetëm se 5 – 6 vetë kërkojnë të mbahen  nga një karrige e të kapardisen në sallën e parlamentit që sot ngjan më shumë si një sallon mode apo sallë spektaklesh sesa me arenën ku duhet të luftohet për interesat e qytetarëve shqiptarë. Jemi mbledhur tu rikthejmë shqiptarëve opozitën e vërtetë dhe të rikthejmë PD-në tek fitorja.

LIVE/ Kuvendi i "Foltores", Ora News transmetim maratonë, Berisha


Ora 11: 20 Mbi 4900 delegate ne “Air Albania”. Nen tingujt e “The Final Countdown” nis Kuvendi i PD-se

“Mblidhemi për të rithemeluar PD-ne. Do kemi krenari kur të themi unë isha aty për rithemelimin e PD-se” tha Paloka i cili hapi Kuvendin ne “Air Albania”

LIVE/ Kuvendi i "Foltores", Ora News transmetim maratonë, Berisha


Ora 11:13 Berisha niset drejt “Air Albania”: Basha prej kohësh një i pakallur

Ora Berisha niset drejt “Air Albania”: Basha prej kohësh një i pakallur. Përsërit dhe njëherë thirrjen: Hajde në Kuvend

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha është nisur drejt Kuvendit që do të mbahet në “Air Albania.”

Në transmetimin maratonë që përcolli Ora News, Berisha shihet teksa del nga shtëpia i shoqëruar nga truprojet -ët e tij.