Vijojnë reshjet e dendua të botës në Veri, trashësia arrin deri në 20 centimetra

0
145

Edhe ditën e sotme vijojnë reshjet e borës në gjithë territorin e Qarkut Kukës.

Mësohet se lartësia e borës në Shishtavec ka arritur në 15 cm, në Valbonë 20 cm dhe në Qafë Prush të Hasit 15 cm.

Nga informacionet rezulton se rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët me  kapacitete të plota vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës,  largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Burime bëjnë me dije se rrugët  rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.

Problem për mirëmbajtje ngelet segmenti rrugor Fierz-Lekbibaj bashkia  Tropojë e cila i ka kaluar në inventar ARRSh-së.

Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun, ndërsa furnizimi me  ujë të pijshëm është normal.

Gjithashtu edhe furnizimi  me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës.

Deri në këto momente nuk raportohen problematika emergjente.

Vijojnë reshjet e dendua të botës në Veri, trashësia

Vijojnë reshjet e dendua të botës në Veri, trashësia

Vijojnë reshjet e dendua të botës në Veri, trashësia

Vijojnë reshjet e dendua të botës në Veri, trashësia