Odriozola mbyll sezonin me titujt e La Ligës dhe Bundesligës

0
212

Përderisa futbollistët në top pesë ligat e Evropë shpresojnë ta fitojnë titullin e ligës së tyre, Alvaro Odriozola do të shpërblehet me medalje të artë të Bundesligës dhe La Ligës për këtë sezon.

Spanjolli e kishte nisur sezonin me Real Madridin dhe i kishte bërë katër paraqitje në La Liga, para se transferohej në formë huazimi në Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të janarit

Odriozola nuk e pati të lehtë të gjejë vend në formacionin e parë të Bayern Munichut dhe i bëri vetëm tri paraqitje para se të përfundonte sezoni.

Megjithatë, ai u shpërblye me medalje të artë për kontributin e tij për bavarezët dhe tani ai pritet që ta marrë edhe një medalje të artë të La Ligës, pasi Real Madridi e fitoi titullin e kampionit të enjten.