Lajmi i fundit/ Burri qëllon grua me thikë në Elbasan

0
1026

Nje burri qëllon gruan me thikë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 nëntor nderkohe qe burri Elmas Kalia dyshohet se ka probleme te shendetit mendor. Shkelqime Kalia eshte derguar ne spital.

Sipas burimeve burri dhe gruaja kane pasur nje debat dhe burri ka marre thiken per ta goditur.Ka nderhyre nje komshi pasi ka degjuar debatin mes tyre per ti ndare. Gruaja jashte rrezikut per jeten.
Deklarata e policise:
Në lagjen “Dyle Haxhiri”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.