Elbasan, dyshonte për tradhti bashkëshortore ndaj plagosi gruan! E ëma: Eshtë me probleme mendore

0
380

Detaje të reja kanë dalë në lidhje nga plagosja në lagjen “Dyle Haxhiri” në Elbasan, ku mbetën të lënduar dy persona.

Elmas Kalia, 55 vjeç ka goditur me thikë gruan e tij Shkëlqime Kalia si dhe komshiun, Enver Sula që ndërhyri për t’i ndaluar. Te dy te plagosurit u derguan ne spitalin e Elbasanit ku ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Konflikti mes çiftit mendohet të ketë nisur, pasi autori dyshonte se e tradhtonte gruaja.

E ëma e autorit, Mersine Kalija tha për mediet se i biri vuante nga problem të shëndetit mendor dhe se kishte rreth dy muaj që nuk merrte ilaçet./elbasani flash