Lamtumirë pagjumësi, nga mënyra e të ushqyerit deri tek muzika relaksuese

0
67

Shumë probleme, shumë mendime, mjaft më net të trazuara. Problemet nuk heqin dorë, kështu përveç lodhjes së punës dhe një jete plot angazhime, shtohen edhe netët që duken si makth, ku drita e diellit nuk duket se do të vijë dhe kur bie alarmi, me ndihemi të lodhur edhe pa filluar dita.

1.Të darkoni natën vonë absolutisht duhet shmangur.

Metabolizmi ynë ngadalësohet në fund të pasdites, kështu që është praktikë e mirë të mos shkoni të flini të rënduar nga vakti, kështu që lehtësoni tretjen, duke përshpejtuar orarin e darkës, e cila duhet të jetë ushqyese, por e lehtë.

2.Ushqimi i duhur

Supat janë të përsosura, sepse ato ju hidratojnë dhe ju ngopin pa ju rënduar shumë , por mbi të gjitha ju ngrohin edhe nga brenda.

3.Përfitime rituale

Të kënaqeni në një banjë të nxehtë është një mënyrë e jashtëzakonshme për t’u kujdesur për veten dhe gjithashtu një kënaqësi që është e aftë menjë herë të na qetësojë trupin dhe mendjen.

4.Dhjetë minuta në heshtje

Një dritë e butë, muzikë relaksuese dhe një pozicion komod, nuk duhet të mungojnë këto gjëra kur duhet të çlodhemi. Frymëmarrja e thellë ndihmon të çlirohemi nga tensionet dhe të qartësojmë mendjen nga mendimet dhe emocionet.

Një çast i qetësisë së brendshme është i përsosur për të kaluar drejt gjumit të qetë.