Luiza Gega rekord të ri kombëtar, atletja shqiptare shkëlqen në Francë, rekord kombëtar në 5 km rrugë

0
51

Luiza Gega vijon të shkëlqejë në turnetë ndërkombëtarë duke i bërë shqiptarët krenar anemban globit. Kampionia kuqezi ka vendosur sot një rekord të ri kombëtar në garën e 5 km rrugë. Gega gozhdoi kohën 15 minuta e 16 sekonda në eventin prestigjioz “Semi Marathon” që u mbajt në Lille, Francë.

Ajo përmirësoi kohën e saj me 23 sekonda, pasi më herët në gjysmë maratonën e 5 kilometrave shënonte 15:39. Për vetëm 2 sekonda, shqiptarja do kishte mundur të thyente edhe rekordin ballkanik në këtë kategori. Me kohën 15:16 Gega u rendit në vend të shtatë në Lille, por vlen për t’u theksuar se ky rezultat ishte më i miri i arritur nga sportistet evropiane në një aktivitet që pa të konkurronin atletet më të mira të botës.

Vendin e parë në Lilë e rrëmbeu  keniania, Caroline Nayaga me rezultatin 14:35, ndërsa podiumi u plotësua nga etiopiania Mekedis Abebe dhe keniania tjetër Doris Lengole Cherop.

Luiza Gega numëron plot 12 rekorde kombëtare që mbajnë firmën e saj në disiplina të ndryshme të atletikës, duke nisur nga distancat e mesme deri te të gjatat (800m, 1500m, 2000m/p, 3000m, 3000m/p, 5000m, 10000m, gjysmë maratonë, maratonë, 800m “indoor”, 1500m “indoor”, 3000m “indoor”).

Atletja mban gjithashtu rekordin e Kampionatit Europian në 3000 metra me pengesa, ashtu sikurse rekordin e Lojërave Mesdhetare Orhan në të njëjtën disiplinë, pa harruar edhe rekordin e Kampionatit Ballkanik në 3000 metra “indoor”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu