Legalizimet në Durrës, Lame: Lini dikë në shtëpi që të kontaktojë Kadastra

0
80

Durrësi ka qenë ndalesa e rradhës e Artan Lames në shpërndarjen e certifikatave të legalizimeve.

Si një nga zonat më të madha informale, problematikë për Aluizmin mbetet kontakti i personave që kanë bërë ndërtimin.

Ndaj duke dhënë kartelat për të pranishmit, ai u bëri thirrje që të komunikojnë me familjarët që janë emigrantë apo që jetojnë në qytete të tjera.

“Në shumë familje nuk gjen njerëz në shtëpi se janë në emigracion, diku i kanë mbyllur, diku e kanë shtëpinë këtu por punojnë në një vend tjetër. Është një nga problemet që po ndeshim. Po nuk qe  njeri në shtëpi çfarë tu bëjmë.”

Pas marrjes së certifikatës, nis dhe procedura për ankimimet.

“30 ditë kohë nga data 5, një muaj kohë kushdo që mund të ketë ankesë”.

Radhën do ta kenë dhe zona të tjera informale në qytetin bregdetar.

“Zona ka ende 2000 objekte që po punohen përveç disa mijërave që janë përfunduar.”

Nga kjo e dielë të gjitha shpërbimet, përfshirë dhe Kadastrën, do të ofrohen online.