Lirohen nga qelia të arrestuarit për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve në Elbasan

0
110

Gjykata e Elbasanit jep masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për numëruesit e votave që u arrestuan më 29.06.2022, si dhe për dy të shpallurit në kërkim.

Ata dyshohet se kanë falsifikuar materialet e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas prokurorise, gjatë procesit të këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit

Të akuzuarit që kanë dalë para gjykatës janë:

•E. K., 35 vjeç, banues në Prrenjas;

•Y. K., 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas;

•D. A., 49 vjeç, banues në Prrenjas;

•E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Prrenjas;

•M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Prrenjas;

•O. A., 40 vjeç, banues në Prrenjas.

Ndërsa janë në kërkim Oltion Bajrami dhe Eduart Zito.

Pavarësisht se prokuroria kërkoi burg, gjykatesja Pajtime Fetau dha masën detyrim paraqitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu