Liverpool “çmendet” pas Brozovic, “The Reds” gati të mbushin arkat e Interit

0
53

Liverpool janë të gatshëm të hapin “thesin” për yllin e Interit, Marcelo Brozovic.

Sipas “Todofichajes”, Liverpool po përgatit një ofertë për mesfushorin kroat, i cili është një lojtar kyç për “zikaltërit”.

“The Reds” janë interesuar për një përforcim në mesfushë dhe duket se kroati është zgjedhja e bordit.

Brozovic ka kontratë me Interin deri në vitin 2026 dhe ka një klauzolë prej 40 milion eurosh. Mbetet të shihet nëse klubet do të arrijnë një marrëveshje. /f.a/abcnews.al