Luhet për finalen e madhe të Champions: Lyon-Bayern, planet e trajnerëve

0
200

Beteja e parë u fitua nga francezët, sonte zhvillohet e dyta. Lyon dhe Bayern Munich zbresin në fushë prej orës 21:00 dhe synojnë finalen e Champions League, për të tentuar më pas trofeun në një përballje të vështirë kundër PSG-së.

Mund të jetë një finale e gjitha franceze, një finale franko-gjermane ose një finale Lymes klubeve të ndryshme: atyre që shpenzojnë pafund për suksesin dhe atyre që shpenzojnë ato para që arkëtojnë.

Gjithsesi të mbetemi te gjysmëfinalja, me Bayern që është i motivuar maksimalisht pas triumfit 8-2 që mori kundër Barcelonës. Hans Flick ka vetëm një dilemë për formacionin: të zbresë nga fillimi në fushë Coman, ose Perisic.

Lyon nga ana tjetër i ka idetë e qartë, me tre në qendër të prapavijës dhe me një mesfushë të ngjeshur. Bayern duhet të ndalet, të mos lejohet të luajë dhe më pas dy sulmuesit, Ekambi dhe Memphis Depay, me shpejtësinë e tyre të kthehen në një rrezik për kampionët e Gjermanisë. Më poshtë ju sjellim formacionet e mundshme. /abcnews.al

LYON-BAYERN MUNICH, FORMACIONET E MUNDSHME
LYON (3-5-2): Lopes; Marcelo, Denayer, Marcal; Dubois, Caqueret, Guimaraes, Aouar, Cornet; Ekambi, Memphis. Trajner: Garcia
BAYERN MUNICH (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Thiago; Gnabry, Muller, Coman; Lewandowski. Trajner: Flick

Abc