15.4 C
Elbasan
Ballina ELBASANI SOT Mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile në Elbasan

Mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile në Elbasan

0
180

Në Elbasan është mbledhur shtabi i emergjencave civile.

Prefekti Klevis Xhoxhi u shpreh se në qarkun e Elbasanit situata është e normalizuar.

Klevis XhoxhiVetëm disa pika paraqiten të rrezikshme dhe janë Kthesa e Murrashit, aksi Elbasan – Qafë-Thanë dhe Moglicë,Gramsh. Energjia elektrike ka munguar vetëm në një fshat në Njësinë Aministrative Funar dhe Shushicë.

Gazetarja e Ora News Edisona Sknderi raporton se policia ka shtuar kontrollet dhe në akset problematike për të këshilluar shoferët.

Drejtori i Emergjencave Civile Ndriçim Sinani  u shpreh se problemet minimale janë në Shushicë, Papër dhe Funar.

Ndriçim SinaniProbleme në fshatin Gurabardh për shkak të prurjeve të përroit të Zaranikës rrezikoheshin 3 shtëpi por është ndërhyrë dhe është devijuar rrjedha . Nuk ka përmbytje. Niveli i ujit në lumin Shkumbin dhe përrenjtë janë në nivel mesatar. Për momentin nuk paraqitet rrezik.

Tags