Me 18 fitore dhe 4 barazime, AF Elbasani shpallet fitues i Grupit

0
85

Ekipi i AF Elbasanit është kurorëzuar ditën e sotme si skuadra kampione e Kategorisë së Dytë për Grupin B.

Verdheblutë do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa javën e ardhshme do të diskutojnë titullin e këtij edicioni të Kategorisë së Dytë në finalen me ekipin e Vorës, që u shpall dje zyrtarisht kampion i Grupit A.

AF Elbasani ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Grupin B, duke dominuar plotësisht kampionatin dhe duke e mbyllur garën pa asnjë humbje, me plot 18 fitore dhe 4 barazime. Në ndeshjen e ditës së sotme të zhvilluar në stadiumin ‘Elbasan Arena’, elbasanllinjtë triumfuan me rezultatin 6-0 ndaj Tepelenës dhe në fund të takimit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut të fituesit të Grupit B, që u dorëzua nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Gjergji Petro

Vora dhe AF Elbasani do të luajnë takimin final mes tyre, të enjten e 11 majit në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 18:00, nga ku do të dalë edhe skuadra kampione e Kategorisë së Dytë për këtë edicion futbollistik.