Me apo pa konsensusin e opozitës, PS do ta bëjë vendin me president

0
70

Politika është në ethe për zgjedhjen e presidentit të ri.  PS thotë se është e gatshme të ulet në tryezë me grupet parlamentare të opozitës për të përcaktuar profilin e presidentit por edhe nëse nuk ndodh s’ka asnjë problem.

PS i ka votat për ta zgjedhur e vetme, dhe këtë e konfirmoi sërish sot edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri, i cili ishte në Elbasan për të bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

“PS ka nisur një proces konsultimesh dhe me opozitën. Është proces i saponisur. Do të ulemi në tryezë për të diskutuar profilin e kandidatit më të përshtatshëm për president dhe për aq kohë sa jemi në fillim nuk do të ishte me vend që të dilnim menjëherë me kandidat të saj.” 

Pyetje: A ekziston mundësia të shkojmë pa emra në raundin e parë

“Këto janë mundësi kushtetuese. Natyrshëm PS do ta bëjë vendin me president. Mjaftojnë dhe 71 vota nëse nuk ka konsensus. Nëse nuk gjen konsensus jam e bindur se PS do të ofrojë një kandidaturë shumë të denjë për postin e kreut të shtetit”

Sigurisht që PS rezervohet për të dalë me një emër presidenti në këto moment.

“Palët kanë rënë dakord të ulen dhe ne si grup negociator jemi gati të ulemi me ta e të nisim procesin e negocimit. Nuk duam të dalim direkt me emra. E rëndësishme është që të dalim me një profil e jam e bindur se dhe opozita do të kontribuojë në këtë drejtim”

Ajo që është e sigurtë është se  PS nuk do një president si Ilir Meta.