
Mbrëmjen e djeshme, 15 dhjetor është ndaluar një person në pikën kufitare në Vërmicë, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.
Mediet kosovare bëjnë me dije se personi i arrestuar është reperi i njohur Rigelj Rajku, i njohur si Noizy.
Burimet thonë se zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës, prandaj është shoqëruar në stacionin “Qendra” në Prishtinë.
“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, citojnë mediet kosovare njoftimin e policisë.
Noizy është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqerinë e reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozikk dhe aktorit, Blerim Destani.
