Përdoruesit e rrjeteve sociale dhe kritikët e mediave kanë vënë re se Meghan Markle kishte një mikrofon sekret nën fustanin e saj gjatë përshëndetjes me qytetarët në Kështjellën Windsor.
Në Twitter, përdoruesit vunë re një rrudhë misterioze në formë katrore në fustanin e ish-aktores së “Suits” ndërsa ajo ecte pranë Princit Harry, Princit William dhe Kate Middleton për të parë homazhet e lëna për mbretëreshën e ndjerë.
Disa njerëz thonë se ajo kishte vendosur mikrofon për të mbledhur materiale për dokumentarin e saj në Netflix. Një përdorues vuri në dukje formën dhe shkroi në Twitter:
Nuk mund ta besoj se ajo po e regjistron këtë. Ajo është thjesht një grua e poshtër dhe toksike. Shpresoj që Mbreti Charles t’i ketë thënë Harrit se nuk do të vijë në funeral.
Një tjetër ndau të njëjtën foto dhe shtoi:
A po mban Meghan Markle një mikrofon për të përdorur vdekjen e mbretëreshës për dokumentarin e saj në Netflix?
Ndërkohë që ka edhe të tjerë që mendojnë se spekulimet janë të papërshtatshme dhe ka të ngjarë të jenë të pavërteta